Pranga një 27-vjeçari, dhunoi 13-vjeçaren

Në pranga përfundoi shtetasi P. Merkohasani, 27-vjeç, banues në Tepelenë.
Në lidhje me këtë ngjarje, është depozituar pranë komisariatit të policisë Nr.2 Tiranë, një kallzim penal nga nëna e të miturës, e cila deklaron se vajza e saj 13 vjeçare është larguar nga banesa ditën e djeshme.
Nga strukturat e policisë, menjëherë pas marrjes së këtij kallëzimi, filluan punën në drejtim të identifikimit dhe kapjen e autorëve. Falë marrjes në kohë të informacioneve u arrit gjetja e saj në afërsi të rrugës së Durrësit në Tiranë. Ndërsa, u bë identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar i cili u arrestua në flagrancë për konsumim të veprës penale të “Marrëdhënie seksuale me të mitura”.
Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme, ndërkohë që të miturës është plotësuar vendimi i ekspertimit mjeko ligjor për ekzaminime të mëtejshme pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë. /Start/
2012-04-12 11:49