Sekuestrohen 30 mijë € mallra kontrabandë, 2 në pranga
Kapja e tyre u bë në Kthesën e Lundrës në Tiranë, duke transportuar mallra kontrabandë në automjetin tip Mercedes Benz.
Pas një hetimi intensiv 4 mujor, ka rezultuar se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim edhe më shtetas të tjerë, kanë sjellë nga Greqia për në Shqipëri, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, një sasi të konsiderueshme mallrash industrialë, kryesisht veshje. Këto mallra, këta shtetas i kalonin, duke iu shmangur kontolleve doganore me qëllim shmangien nga detyrimet doganore dhe tatimore.
Në momentin e kapjes në flagrancë, shtetasit po transportonin mallrat kontrabandë të cilat ishin të fshehura në automjet, të maskuar në mënyrë të tillë që të mos shiheshin apo konstatoheshin nga kontrollet rutine të policisë. Po ashtu, u ushtrua kontroll ne ambientet e subjektit tregtar të shtetasit Taulant Xhambazi, i cili kishte porositur mallin, nga ku rezultoi se ky i fundit kishte mallra të pajustifikuara me fatura tatimore, mall i cili u konfiskua nga specialistët e Strukturës së Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë.
Nga hetimet e kryera nga specialistët e seksionit Kundër Krimit Ekonomik Financiar, u konkludua se vlera e mallrave kontrabandë të sekuestruar arrin në vlerën prej 30 mijë euro. Aktualisht, po punohet për identifikimin dhe gjetjen e tregtarëve të tjerë të cilët nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, kanë mundësuar futjen dhe tregtimin e mallrave kontrabandë.