E Diel, 1 Nëntor 2026

I jepet lamtumira aktores ikonë, Esma Agolli

Aktorja e mirënjohur e skenës shqiptare, Esma Agolli, ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare

Aktore e njohur e skenës dhe ekranit shqiptar, Esma Agolli, ka mbyllur sytë në apartamentin e saj në Tiranë, pas një infarkti kardiak. Aktorja e mirënjohur e skenës shqiptare, Esma Agolli, ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare. Sipas familjarëve aktorja e suksesshme e kinematografisë shqiptare Esma Agolli ka humbur jetën pas një infarkti kardiak orët e para të mëngjesit të djeshëm në shtëpinë e saj në Tiranë. Esma Agolli është një nga aktoret e para të Teatrit Kombëtar të Tiranës dhe një nga aktoret më të njohura të teatrit dhe të kinematografisë shqiptare. Esma Agolli ka qenë Mirandolina e parë shqiptare në vitin 1960, me regji të Selman Vaqarit e ku rolin e kalorësit e luante Mihal Popi. Karrierën e saj e filloi në vitin 1948, duke interpretuar rreth 60 role. Për meritat e saj është vlerësuar me titullin Artiste e Merituar. Aktorja që mbahet mend për rolin e zonja Neriman te filmi "Përtej mureve të gurta" është përcjell mbrëmë nga miq dhe dashamirës të artit shqiptar. Humbja e Esma Agollit është një humbje e madhe për kinematografin shqiptare. Ceremonia e varrimit është zhvilluar dje në orën 16:00 në një ambient familjar, duke plotësuar kështu dëshirën e vet aktores. Esma Agolli u lind më 1 korrik 1928 në Tiranë. Ajo ka luajtur shumë role në teatër dhe kinematografi, por rolet që spikasin janë "Mysafiri" në vitin 1979, Zonja Neriman te filmi "Përtej mureve të gurta" në 1979, "Fëmijët e saj" në vitin 1957, etj. Esma Agolli mban titullin "Artiste e Merituar".

Tinka Kurti, një humbje e madhe për teatrin
Kam pas fatin e madh që kam pas kolege të ngushtë dhe partnere te filmi i parë shqiptarë “Tana”. Gjatë gjithë jetës dhe karrierës tonë profesionale kemi qenë të lidhura shumë. Ka qenë një aktore brilante që mbahet mend për interpretimin e mrekullueshëm në skenën shqiptare. Ajo ka spikatur mjaftë mirë si një aktore brilante e komedisë. Esma Agolli është një aktore ikonë e pazëvendësueshëm. Asgjë nuk na ka ndarë kemi qenë gjithmonë bashkë në çdo hap që kemi hedhur në kinematografinë shqiptare. I jap ngushëllimet përzemërsisht djalit dhe vajzës së Esma Agollit.

Esma Agolli pjesë e albumit për zonjat e filmit shqiptar
Nga filmi i parë deri te më të fundit. Femrat që i dhanë jetë, zë dhe imazh kinematografisë shqiptare, renditen në faqet e një albumi fotografik. Është një udhëtim në kohë, në role dhe në njohjen e kontributeve që këto aktore kanë lënë pas. Gjen mes tyre Loken e "Tokës sonë", Donikën e "Skënderbeut", Nënë Pashakon e "Yjet e netëve të gjata", nënën e "Njeriut me top", Ollgën e "Zonjës nga qyteti", vajza te "Malet me blerim mbuluar", Marigonë e "Përrallë nga e kaluara"... Lista e personazheve vazhdon edhe më tej. Janë 54 aktore të moshave të ndryshme. Marie Logoreci, Besa Imami, Esma Agolli, Tinka Kurti, Marika Kallamata, Drita Pelingu, Violeta Manushi, Roza Anagnosti, Mimika Luca, Margarita Xhepa, Liza Vorfi, Pavlina Mani, Yllka Mujo, Rajmonda Bulku, Hajrie Rondo e deri tek aktoret e reja Ermela Teli, Luli Bitri, Eni Jani, për të përfunduar me Arta Dobroshin. I titulluar "Aktoret e filmit shqiptar", albumi është realizuar nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit. Një montazh me rolet protagoniste të tyre ka sjellë në kujtesë aktoret shqiptare. Për secilën aktore janë shënuar vetëm pak rreshta biografi dhe filmat në të cilat ka interpretuar, të renditura sipas rendit kronologjik. Pjesa tjetër janë një apo dy foto të mëdha nga role të spikatura të tyre.

7 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›