E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dekreti i Podës në Kushtetuese

Autori i Lajmit: Suela Topi
“Ne që morëm këtë nismë e konsiderojmë të parregullt ndryshimin e bërë nga sekretariati i votimit. Një herë zoti Arjan Madhi tha se Kuvendi i jep pëlqimin për anëtar të Gjykatës së Lartë zotit Poda dhe nga ana tjetër, kur u kthyem në seancën tjetër, kishte një ndryshim të procesverbalit”, - tha Kola

Opozita do të çojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Kuvendit për të rrëzuar kandidaturën e Zamir Podës si anëtar të Gjykatës së Lartë. Partitë e opozitës e konsiderojnë si një shkelje të Kushtetutës dhe të rregullores së Kuvendit ndërrimin e procesverbalit të datës 6 qershor, kur Kuvendi rrëzoi dekretet e Presidentit të Republikës për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Njëra prej firmëtarëve të kësaj nisme, deputetja e Partisë Socialdemokrate, Angjelina Kola, pohon për gazetën “Ballkan” se kanë ndërmarrë këtë nismë, sepse e konsiderojnë të parregullt ndryshimin e bërë nga sekretariati i votimit. Sipas saj, në seancën e 16 qershorit, zoti Poda u shpall fitues për postin e anëtarit të Gjykatës së Lartë, çka u pohua nga kryetari i këtij sekretariati, Arjan Madhi. Ajo sqaron se pas numërimit të votave, Poda mori 65 vota pro, 62 kundër dhe 1 abstenim.
Qëndrimi
“Ne që morëm këtë nismë e konsiderojmë të parregullt ndryshimin e bërë nga sekretariati i votimit. Një herë zoti Arjan Madhi tha se Kuvendi i jep pëlqimin për anëtar të Gjykatës së Lartë zotit Poda dhe nga ana tjetër, kur u kthyem në seancën tjetër, kishte një ndryshim të procesverbalit. Kjo është antiligjore, është shkelje flagrante e rregullores së Kuvendit ku duhet të desktriptohen që gjitha fjalët siç i thotë deputeti”, - sqaron Kola. Ajo pohon më tej se Poda mori 65 vota pro, 62 kundër dhe 1 abstenim, kështu që Kuvendit i takonte t i jepte pëlqimin atij për t u zgjedhur anëtar i Gjykatës së Lartë. Ajo pohon më tej se gjithë ky debat për anëtarët e Gjykatës së Lartë është një luftë e hapur e mazhorancës kundër presidentit Bamir Topi. “Në këtë debat kuptohet se mazhoranca po i del kundër Topit, pra është një përplasje mes Presidentit dhe mazhorancës aktuale”, - tha deputetja e PSD-së. Kola sqaron se deri tani kanë firmosur rreth 31 deputetë nga 28 votat e nevojshme dhe pritet që kërkesa t i dorëzohet Kushtetueses. “Do t i besojmë Gjykatës Kushtetuese për këtë. Kërkesa mund të çohet që sot, është bërë gati”, - përfundoi firmëtarja e nismës së opozitës. Mazhoranca dhe opozita kanë debatuar gjatë mbi procesverbalin e datës 16 qershor, kur Kuvendi rrëzoi dekretet e Presidentit të Republikës për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Pas një mbledhjeje të Konferencës së Kryetarëve në datën 23 qershor, Kuvendi pranoi se e kishte falsifikuar atë, duke e prezantuar të korrigjuar procesverbalin ashtu siç kishte ndodhur realisht në atë seancë. Sipas këtij procesverbali, jepej pëlqimi për kandidatin Zamir Poda. Mirëpo bashkëngjitur këtij procesverbali ishin procesverbalet e sekretariatit të Procedurave dhe të Votimit, ku Poda nuk merrte pëlqimin e Kuvendit. Pas leximit të këtyre procesverbaleve, Kryetarja e Kuvendit, në respektim të Rregullores, siç tha ajo, shpalli edhe rezultatin e votimit, duke u dhënë fund debateve për këtë çështje. Por kjo është kundërshtuar nga opozita, “Seanca nuk mund të votojë dy procesverbale, një të seancës dhe një të sekretariatit”, - ka thënë kryetarja e Grupit Parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj. Ndërsa kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, vuri theksin tek i njëjti argument. “S duhet ta kaloni kaq lehtë këtë çështje. Herën e parë ju falsifikuat procesverbalin. Pjesa e bashkëngjitur duhet të hiqet. S i mund të miratojmë dy procesverbale, një që e konsideron fitues kandidatin Poda dhe një humbës. Këto mund t i votojnë vetëm deputetët pa dinjitet”, - është shprehur Gjinushi.

Large
“Shqipëria duhet të ketë një Gjykatë të Lartë funksionale”

Rrëzimi i dekreteve të Presidentit tëRepublikës për Gjykatën e Lartë është komentuar edhe nga ndërkombëtarët. Pas deklaratës së ambasadorit amerikan Xhon Uithers, këtë herë kanë qenë zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian që kanë shprehur shqetësim për mënyrën e votimit dhe pasojat qw rrëzimi i dekreteve nga Kuvendi la në funksionimin e Gjykatës së lartë në Shqipëri. Përgjegjësi për Shqipërinë në Komisionin Evropian Dirk Larg deklaroi pas takimit ndërparlamentar BE-Shqipëri se vendi ka nevojë për një Gjykatë të Lartë funksionale dhe sistem të pavarur të drejtësisë. “Kemi parë se 5 dekretet e Presidenti janë rrëzuar nga Parlamenti. Ne po e ndjekim këtë çështje. Duam që Shqipëria të ketë një Gjykatë të Lartë funksionale. Presim që ta shohim këtë”, - ka pohuar Large.
Ky lajm është publikuar: 27/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›