E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNMIK: “Ja rikonfigurimi”

Autori i Lajmit: red.
KOSOVA

Kreu i administratës ndërkombëtare në Kosovë, Lamberto Zanier, pas takimit me Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiun, konfirmoi të ketë marrë dritën e gjelbër nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB së, Ban Ki Mun, për rikonfigurimin e mëtejshëm të misionit. Zanier theksoi se "procesi i ristrukturimit" të UNMIK-ut do të sjellë ndryshime të theksuara në strukturën aktuale të kësaj administrate, reduktim të madh në numrin e saj si edhe ndryshimin e dukshëm të rolit, që do të bazohet edhe në rrethanat e reja të krijuara në Kosovë. "Disa departamente të UNMIK do të mbyllen. Të tjerat do të vazhdojnë të funksionojnë. Më duhet të flas me stafin tim që t i njoftoj se një pjesë e tyre duhet ta përfundojnë punën", njoftoi Zanier. "Kam filluar të përgatis këtë proces, i cili do t i analizojë proceset dhe fushat e përgjegjësisë, se cilat do të modifikohen e cilat do të mbeten ende në përgjegjësi të UNMIK ut. Një pjesë e tyre do të harmonizohen edhe me BE-në,EULEX-in", shtoi Zanieri. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i ka mirëpritur instruksionet për rikonfigurimin e UNMIK-ut, dhe ka shtuar se "ky proces i shërben ecjes stabël të Kosovës". "Kishte një informatë për atë që mund ta quajmë proces të rikonfigurimit që do të ketë UNMIK u në Kosovë, për të cilin natyrisht se do të ketë nevojë të komunikimit edhe me tutje, plus mund të kemi edhe sqarime më të bollshme nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB së", theksoi Presidenti Sejdiu. Ai tha se Kosova mbetet me përkushtimin e bashkëpunimit të mirë me mekanizmat ndërkombëtarë, edhe me OKB në, këtë rast edhe me EULEX dhe ICO.

Solana: “BE-ja rol udhëheqës në Kosovë”
"Bashkimi Evropian synon të luajë një rol udhëheqës në çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën, posaçërisht në lëmin e sundimit të ligjit", ka deklaruar dje shefi i politikës së jashtme të BE-së Havier Solana. Në bisedë me një agjenci ruse të lajmeve, Solana gjithashtu ka paralajmëruar një bashkëpunim më të ngushtë me Kombet e Bashkuara në Kosovë dhe aktivizimim e shpejtë të misionit të atjeshëm evropian, si dhe vazhdimin e afrimit të mëtejshëm të Serbisë me BE-në.
Ky lajm është publikuar: 27/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›