Shkarkohet Drejtori i Minierave
Autori i Lajmit: red.
Muhedin Haxhiu, drejtor ekzekutiv i minierave në Korporatën Energjetike të Kosovës, është shkarkuar nga detyra. Lajmi është bërë i ditur nga burime të KEK. Sipas tyre arsyeja e shkarkimit është performansa e dobët që ka treguar Haxhiu në punën e tij.
Në pozitën e tij momentalisht është emëruar Adil Jonuzi.
Muhedin Haxhiu prej disa kohësh është akuzuar nga opozita e kaluar, tani në qeveri, se ka blerë toka të shumta në Sibovc nga pronarë serb, duke ditur më parë se nga do të zhvillohet miniera e Sibovcit. Shkarkimi i Haxhiut vjen pas shkarkimit nga detyra të drejtorit gjeneral të KEK-ut, Remzi Shahini
Ky lajm është publikuar: 27/06/2008