E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nimic në Athinë, mister “mbiemri”

Autori i Lajmit: red.
Ndërmjetësuesi Metju Nimic propozi dje disa emra për zgjidhjen e dallimeve ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, por detajet nuk dihen.
Propozimet të cilat Nimici i shpalosi në takimin me shefen e diplomacisë greke Dora Bakojani, sot do t ia shpalosë edhe kreut shtetëror të Maqedonisë, në takimet e caktuara në Shkup.
Ndërmjetësuesi Nimic tha se ka propozuar disa emra për përdorim ndërkombëtar dhe vendor të Maqedonisë.
Nimici, më pas, deklaroi se nuk mund të jepte më shumë detaje për propozimet të cilat dominojnë në negociatat. Ai konfirmoi se pjesa më e madhe e kohës në takimin me Bakojanin, i është përkushtuar gjetjes së "mbiemrit" në emrin e fqinjit verior të Greqisë, e cila ka qenë e pranueshme për palën greke.
Ndërmjetësuesi Nimic theksoi se me autoritetet në Athinë janë shqyrtuar disa ide për zgjidhjen e dallimeve, dhe se nuk është biseduar për identitetin e Maqedonisë, meqë kjo nuk është lëndë e këtyre bisedimeve.
Nimici, megjithatë, nuk dëshiroi të tregojë nëse është biseduar edhe përdorimin e gjuhës maqedonase.
Duke përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve, Nimic tha se është njoftuar me qëndrimin e palës greke. Sipas Nimicit, emri nuk mund të zgjidhet me bisedime të drejtpërdrejta ndërmjet shefave të diplomacive në Athinë dhe Shkup.
Nimici tha se për momentin nuk ka afate për mbarimin e bisedimeve."Mendoj se 9 korriku dhe çfarëdo date tjetër nuk është i rëndësishëm për këto negociata", deklaroi Nimic pas takimit me Bakojanin.
Ky lajm është publikuar: 27/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›