Di Carlo sot në Shkup
Autori i Lajmit: red.
Zëvendës-ndihmës Sekretarja Amerikane e shtetit, Rosemary DiCarlo sot do të qëndrojë për vizitë në Shkup. DiCarlo do të zhvillojë takime me zyrtarët e lartë të institucioneve shtetërore dhe liderët e partive kryesore politike të pozitës dhe opozitës në Maqedoni.
Ambasada amerikane në njoftimin e saj dje ka bërë të ditur se zyrtarja e SHBA-së sëbashku me udhëheqësit shtetëror dhe politik në Maqedoni do të bisedojnë rreth zhvillimeve aktuale politike në vend dhe jashtë, duke përfshirë këtu edhe marrëdhëniet bilaterale midis SHBA dhe Maqedonisë, zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, diskutimet për formimin e koalicionit qeveritar, çështje të lidhura me Kosovën dhe NATO perspektivat e Maqedonisë.
Vizita e saj vjen para 9 korrikut kur Shqipëria dhe Kroacia do të nënshkruajnë zyrtarisht Protokollin e anëtarësimit në NATO.
Ky lajm është publikuar: 27/06/2008