Dekreti i Presidentit shtyn edhe dy muaj miratimin e Kodit Zgjedhor
Konferenca e Kryetarëve ringre Komisionin e Reformës Zgjedhore. PD-PS, qëndrime të ndryshme për objektin e shqyrtimit
Eljona Ballhysa
Kthimi i Kodit Zgjedhor në Kuvend nga Presidenti i Republikës ka shtyrë edhe për dy muaj të tjerë futjen në fuqi dhe zbatimin e tij. Kjo për faktin se ligjvënësit kanë vendosur dje që të zbatojnë Rregulloren e Kuvendit, sipas së cilës, ligjet që kthehen nga Presidenti i Republikës shqyrtohen nga po i njëjti komision që i ka hartuar. Pikërisht dje Konferenca e Kryetarëve të grupeve parlamentare miratoi ringritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, i cili, në bazë të Rregullores së Kuvendit, ka një afat kohor minimumi prej tetë javësh, ose dy muajsh. Pak ditë më parë eksponentë të dy partive të mëdha politike bënë të ditur se dekreti i presidentit do të merrej në shqyrtim nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve. Në këtë mënyrë rregullimi i “defektit teknik” të Kodit realizohej shumë më parë sesa pritet të realizohet tashmë me ringritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Vendimi
Megjithëse palët kanë miratuar me konsensus ringritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, duket se PD-ja dhe PS-ja nuk ndajnë të njëjtin qëndrim me objektin e punës së këtij komisioni. Kështu, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, është shprehur dje se gjatë shqyrtimit të dekretit të presidentit, nëse partitë politike gjejnë konsensusin, mund të bëjnë në Kod dhe rregullime të tjera, që kërkohen veçanërisht nga dy partitë e vogla, LSI-ja dhe PDK-ja. Nga ana tjetër, kryetarja e Grupit Parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, hedh poshtë çdo mundësi negocimi për ndryshime të mëtejshme në Kodin Zgjedhor, përveç rregullimit të “defektit teknik”, për shkak të të cilit Kodi u rikthye për shqyrtim në Kuvend nga Presidenti i Republikës. “Ne e morën këtë vendim në respekt të Rregullores, e cila kërkon që ligjet që kthehen nga presidenti duhet të shqyrtohen nga i njëjti komision që i miraton ato. Është në vullnetin e lirë të forcave politike që të diskutojnë dhe çështje të tjera përveç rregullimit të kërkuar nga presidenti”, - është shprehur Patozi. “Komisioni ringrihet vetëm për të diskutuar dekretin e presidentit. Nuk ka negociata me asnjë parti dhe nuk besoj se do të diskutohen çështje të tjera. Besoj se ky komision do të përfundojë punën më parë se afati prej 8 javësh, megjithëse kjo do të përcaktohet në seancë”, - është shprehur Leskaj.
Dekreti
Presidenti i Republikës nuk e dekretoi Kodin Zgjedhor dhe në datën 3 dhjetor e riktheu për shqyrtim në Kuvend këtë ligj të rëndësishëm. Në një letër drejtuar Kuvendit, presidenti dha argumentet për mosdekretimin e Kodit duke kërkuar qartësimin e neneve që lidhen me përcaktimin e datës së zgjedhjeve, e cila është një atribut kushtetues i Presidentit të Republikës. Kreu i shtetit kërkoi që politika të ishte e qartë për këtë pikë të rëndësishme. Kthimi i Kodit për rishqyrtim nga Kuvendi zgjoi shpresat e partive të vogla për të bërë ndryshime të tjera, që lidhen veçanërisht me numrin e përfaqësuesve të tyre në komisionet e numërimit të votave. Ditët e fundit drejtues të PD-së, madje vetë kryeministri Berisha, u bëri thirrje PS-së dhe LSI-së që të negociojnë për këto ndryshime. Berisha tha se ai nuk është kundër kërkesës së LSI-së, vetëm nëse arrihet konsensusi me PS-në.
13 Dhjetor 2008