Partia Socialiste akuzon qeverinë dhe kryeministrin Berisha se po shkel në mënyrë të përsëritur legjislacionin e pensioneve, duke zbatuar afatet e indeksimit të tyre. Nënsekretari për Programin në Par
Në një ceremoni madhështore të organizuar në Pallatin e Kongreseve, Partia Demokratike ka përkujtuar dje në mbrëmje 18-vjetorin e themelimit të saj. Nën moton “Shqipëria po ndryshon”, kryetari i PD-së, nën duartrokitjet e qindra simpatizantëve, ndërsa ka uruar festën e themelimit të PD-së, ka çelur dhe fushatën zgjedhore të kësaj partie. Në ceremoninë festive kanë qenë të pranishëm me qindra simpatizantë të PD-së, deputetë, ministra, përfaqësues të Trupit Diplomatik, ish-studentë të dhjetorit ‘90, ndërsa binte në sy mungesa e ish-nënkryetarit të PD-së, presidentit aktual Bamir Topi. Gjatë fjalës së tij Berisha ka përkujtuar dhe ka nderuar figurën e Azem Hajdarit, duke e cilësuar atë hero legjendar të lëvizjes studentore për liri e demokraci. Po kështu Berisha ka nderuar dhe figurën e një ndër themeluesve të kësaj partie, Gramoz Pashkos, ndërkohë që nuk ka përmendur të tjerë studentë të Dhjetorit, midis të cilëve dhe drejtorin e kabinetit qeveritar, Arben Imami. Gjatë fjalimit prej 44 minutash, kryeministri, ndërsa ka bërë një histori të arritjeve të PD-së gjatë këtyre 18 viteve, ka renditur disa nga objektivat e tij që do të realizohen gjatë mandatit të dytë qeverisës. Berisha ka shprehur fitoren në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa ka premtuar se në muajt e parë të vitit të ardhshëm qeveria do të paraqesë kërkesën për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE. Berisha premtoi gjithashtu se do të punojë fort për liberalizimin e vizave për shqiptarët. Ai tha se gjatë mandatit të dytë do të priten lidhjet e krimit, do të thellohet lufta kundër korrupsionit, do të thellohet rritja e rrogave dhe pensioneve si dhe do të zhvillohet më tej infrastruktura rrugore. Kryeministri e cilësoi ndërtimin e rrugës “Durrës-Kukës” si arterien e kombit dhe u shpreh se përurimi i saj në muajt e parë të vitit të ardhshëm do të përbëjë fundin e armiqve të kësaj rruge. Gjatë fjalës së tij Berisha cilësoi si merita të PD-së firmosjen e MSA-së dhe marrjen e ftesës për në NATO, ndërsa falënderoi në veçanti Presidentin aktual të SHBA-ve, Xhorxh Bush. Po kështu kryeministri Berisha premtoi se do të bashkëpunojë ngushtë me administratën e re të Presidentit të ri të SHBA-ve, Barak Obama. Në fund të fjalës së tij kryetari i PD-së, nën tingujt e muzikës dhe nën zhurmën e dhjetëra fishekzjarrëve, ka prerë dhe tortën me siglën e PD-së. I gjithë ky aktivitet, i cili zhvillohet në vitin e fundit të mandatit qeverisës të PD-së, ka shënuar nisjen e fushatës zgjedhore për këtë parti.
13 Dhjetor 2008