PS, gati rezultati i sondazhit për mbështetjen që gëzon në elektorat
Sondazhet janë zhvilluar nga strukturat lokale të PS-së. Pyetjet kanë qenë të lidhura me mendimin e elektoratit për zgjedhjet e 2009-s
Shaban Sulçe
Strukturat vendore të Partisë Socialiste janë në përfundim të realizimit të fazës së parë për zhvillimin e sondazheve me elektoratin. Prej disa muajsh strukturat lokale kanë qenë të angazhuara në testimin e elektoratit dhe votuesve në zonat respektive. Ato kanë zhvilluar sondazhe me mijëra votues, të cilëve u është kërkuar mendim, kryesisht në lidhje me dy çështje: “Mendimi për drejtimin e PS-së dhe politikat e saj nga Edi Rama” si dhe “mendimin se për cilën forcë politike do të votonin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”. Mësohet se mijëra qytetarë shqiptarë kanë marrë pjesë në këto sondazhe, rezultati i të cilave pritet të dalë në fund të këtij muaji. Burime nga selia rozë thanë se rezultati i sondazheve do të dalë vetëm pas përpunimit të të dhënave. Rezultati do të ruhet rreptësisht, pasi qëllimi i këtyre sondazheve janë vetëm për qarkullim të brendshëm në Partinë Socialiste. Rezultati i këtyre sondazheve konsiderohet i një rëndësie të veçantë, pasi do t’u shërbejë drejtuesve të PS-së për të evidentuar zonat dhe qarqet me më shumë mbështetje, si dhe për të marrë masa për të përmirësuar pikat e dobëta në qarqe të caktuara.
Përgatitjet
Përfundimi i sondazheve përkon me përfundimin e një prej tri fazave të përgatitjes elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Përveç sondazheve, faza e parë e kësaj strategjie elektorale të hartuar nga Kryesia e PS-së përkon me procesin e kalimit të strukturave partiake në struktura elektorale, deri në fund të këtij viti. Sipas këtij plani, organizatat e Partisë Socialiste do të ndërmarrin profil elektoral duke iu nënshtruar kualifikimit dhe trajnimit të tyre për të përballuar me sukses fushatën elektorale. Faza e dytë deri në fillimin e fushatës elektorale do të jetë ajo e punës në terren me zgjedhësit. Strukturat socialiste do të zhvillojnë takime derë më derë, do të zhvillohen aktivitete të shumta, do të organizohen tryeza me tematika të aktualitetit, takime me elektoratin etj.
Kandidatët
Por, në strategjinë elektorale të Partisë Socialiste është përcaktuar gjithashtu edhe realizimi i sondazheve për përcaktimin e emrave për kandidatë për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kjo do të bëjë që elektorati i Partisë Socialiste të mos privohet nga e drejta për të përzgjedhur emrat e kandidatëve për deputetë, që do të përfaqësojnë Partinë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Propozimi, i cili gjendet në strategjinë elektorale të Partisë Socialiste, ka gjetur mbështetjen e Kryesisë së PS-së në një nga mbledhjet e fundit të saj. Elektorati dhe anëtarët e PS-së në të 12 qarqet e vendit do të thonë fjalën e tyre për miratimin ose jo të kandidatëve për deputetë, që do të përfshihen në listat e Partisë Socialiste. Kjo do të realizohet nëpërmjet sondazheve. Rezultatet e këtyre të fundit do të përcaktojnë nëse propozimet e bëra nga strukturat drejtuese të PS-së për emrat e kandidatëve do të kenë mbështetjen decizive të elektoratit socialist.
13 Dhjetor 2008