Dekreti i Topit për kreun e KLSH, Berisha: Merrem me vepra, jo me fjalë
TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha, i cili sot mori pjesë në përurimin e nënstacionit të ri ‘Tirana 2’ ka preferuar të mos komentojë dekretin e djeshëm të presidentit Topi për kreun e KLSH-së.
Shefi i qeverisë, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve ka deklaruar shkurt se: "Kur merrem me vepra nuk merrem me fjalë".
Kryeministri Berisha inaguroi sot nënstacionin e ri 400 kilovolt ‘Tirana2’ në Kashar, ku u shpreh se energjia mbetet prioritet i qeverisë.
Presidenti i vendit Bamir Topi dekretoi dje Bujar Leskajn në krye të kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pasi mazhoranca rrëzoi në Kuvendin e Shqipërisë, Sali Shehun, si kandidat për këtë post.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera Berisha: Investimet në energji, lokomotivë e zhvillimit