E Shtunë, 31 Tetor 2026

Problemi i Qipros, një prioritet në cështjet kombëtare të Greqisë

QIPRO - "Problemi i Qipros përbën prioritet në çështjet kombëtare të Greqisë. Një Qipro e bashkuar dhe e pandashme, për gjithë banorët e saj". 

Kështu deklaroi ministri grek i mbrojtjes, Dimitris Avramopulos, gjatë vizitë së tij zyrtare në Qipro. 

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, me homologun e tij qipriot, Dimitris Iliadis, Avramopulos tha se Qipro mbron interesat e veta dhe se Greqia ndodhet pranë saj. 

"Kriza ekonomike nuk do të na shpjerë në tërheqje nga parimet dhe objektivat që kemi caktuar", tha Avramopulos dhe theksoi se vizita e tij në Qipro ka karakter esencial, semiologjik dhe simbolik dhe se përbën një hallkë në bashkëpunimin diakronik konstant midis Greqisë dhe Qipros. 

Iliadis shprehu mirënjohjen që Avramopulos iu përgjigj ftesës së tij dhe realizoi të parën vizitë jashtë Greqisë, si ministër i mbrojtjes, në Qipro. Kjo, tha Iliadis, jep mesazhin se Greqia ofron përkrahje të qëndrueshme dhe pa interes për pavarësinë dhe integritetin territorial të Qipros.

"Greqia garanton të tashmen dhe të ardhmen e Republikës së Qipros", theksoi ministri qipriot i mbrojtjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›