E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërkesat për shtetësi ruse, Jeremiç: Janë thirrje për ndihmë

BEOGRAD – Kryediplomati serb, Vuk Jeremiç deklaroi se kërkesat e serbëve të Kosovës për marrjen e shtetësisë ruse, është një thirrje për ndihmë.

“Kjo nuk është aq shumë një përpjekje për emigrim, sesa një thirrje për mbrojtje”, theksoi Jeremiç, në një konferencë për shtyp në Astana të Kazakistanit.

Sipas Jeremiç, komuniteti ndërkombëtar u ka garantuar serbëve të Kosovës mbrojtje nga shtypja, por ata nuk e kanë këtë.

Kryediplomati Jeremiç shtoi se serbët e Kosovës kanë vendosur se “mbrojtësi i tyre më i mirë dhe agjencia më e fuqishme në këtë çështje, mund të jetë partneri ynë dhe miqtë tanë, Rusia”. 

Mijëra serbë të Kosovës kanë thënë se do të kërkojnë shtetësi ruse dhe kanë filluar dorëzimin e dokumenteve në Ministrinë e Jashtme të Rusisë. 

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›