Marrëveshjet me Kosovën, ilegalët e veriut padi Stefanovicit
MITROVICË- Bashkësia e komunave paralele të veriut të Kosovës kanë paralajmëruar se do padisin kreun e ekipit negociator serb për bisedime me Prishtinën, Borislav Stefanovic, për shkak të marrëveshjeve të arritura me Prishtinën.
Kryetari i komunës paralele të Mitrovicës, Krstimir Pantic, ka deklaruar për Blic se ka autorizuar avokatët, të cilët duhet të shtrojnë kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të arritura në bisedimet me Prishtinën.Sipas tij serbët e veriut të Kosovës i quajnë të papranueshme marrëveshjet e arritura deri tani me Kosovën.
“ Kreu i ekipit negociator prapë na ka treguar se çka janë marrë vesh në Bruksel, pa dhënë asnjë shpjegim. Vetëm ka thënë se fjala është për Menaxhimin e Integruar të Doganave, e jo për kufi”, theksoi Pantic.
Ndërkohë i pyetur se si do të zbatohet marrëveshja nëse nuk ka mbështetje nga serbët e veriu, negociatori i Serbisë Stefanovic ka thënë “se vendimet i merr Qeveria e Serbisë, dhe se serbët e Kosovës janë shtetas të Serbisë”.
(el.me/BalkanWeb)