Dekreti për kryeprokurorin, KE: Procedurat në Kuvend të jenë sipas Kushtetutës

Peter Stano, zëdhënës i komisionerit për Zgjerim
BRUKSEL- Peter Stano, zedhenesi i Komisionerit per Zgjerim, Stefan Fyle ka reaguar sot per dekretin e presidentit per emrin e ri te Prokurorit te Pergjithshem te Shqiperise.
Ne nje deklarate per mediat, Stano ka theksuar se KE ka ndjekur me shume vemendje zhvillimet rreth ketij procesi dhe ka marre shenim vendimin e Presidentit Nishani.
“Eshte nje institucion i pavarur dhe ka rol jetik per shtetin ligjor. Presim qe procedurat ne Parlament te jene sipas Kushtetues”- ka thene ai.
Nje dite me pare Nishani dekretoi Adriatik Llallen, kreun e ILDKP per prokuror te Republikes, si personi qe do te zevendesoje kryeprokuroren aktuale Ina Rama.