E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet parlamentare, më 23 qershor të 2013

04-12-2012 / Gazeta 55

Presidenti i Republikës Bujar Nishani dekreton datën e mbajtjes së zgjedhjeve

Presidenti Nishani ka dekretuar këtë datë si ditën kur në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme. Sipas këtij dekreti, 23 qershori i vitit 2013 do të jetë data kur shqiptarët  do ti drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet  parlamentare.  
“Në mbështetje të nenit 92 shkronja ‘gj’ dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 9, paragrafi 1, të ligjit nr. 10019 , datë 29. 12. 2008 ‘Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë’ i ndryshuar dekretoj që zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 23 qershor 2013”, thuhet në dekretin e presidentit.
Ndërkohë, 23 qershori është edhe data me të cilën ranë dakord edhe krerët e grupeve parlamentare  gjatë një takimi më datën 5 nëntor me kreun e shtetit. Edhe OSBE-ODIHR kishte kërkuar që zgjedhjet të zhvillohen në 23 qershor, pasi për shkak të mbajtjes së Asamblesë së OSBE në datat 29-3 korrik, e ka të vështirë të dërgojë vëzhguesit e saj në Shqipëri në fund të muajit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›