E Diel, 1 Nëntor 2026

Fakti/Bamir Topi, si zëdhënës i Partisë Socialiste, flet për prokurorin

04-12-2012 / Gazeta 55

I zënë në befasi nga pjekuria e dekretit të presidentit të republikës, për emërimin e prokurorit të ri të përgjithshëm të republikës, Bamir Topi ka nxituar të kritikojë procesin që prodhoi emrin e Adriatik Llallës, pa u futur në pat-pozicionin që ta kundërshtojë kandidaturën që vetë e ka përkrahur, kur ishte emëruar kryetar i ILDKP-së. “Fryma e Re Demokratike vlerëson se gjykimi i saj për procesin e zëvendësimit të Prokurorit të Përgjithshëm nuk ka ndryshuar nga qëndrimi zyrtar i shprehur dy javë më parë, thotë Bamir Topi me zërin anonim të deklaratës për shtyp. Mbi këtë bazë FRD mirëpret çdo investim adresuar Gjykatës Kushtetuese për të përcaktuar përfundimisht çështjen e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm. Njëherësh Fryma e Re Demokratike vlerëson se, në dallim nga procesi dhe debati kushtetues, mirëpret dhe përshëndet kandidaturën e zotit Adriatik Llalla për Prokuror të Përgjithshëm”. Por klithmat për procesin e përzgjedhjes janë veç paradhoma e qëndrimit refuzues që po gatuhet në zyrat e opozitës. Tashmë Bamir Topi ka thuajse zyrtarisht stofin e zëdhënësit të Edi Ramës dhe si i tillë po përgatit opinionin lidhur me qëndrimin e ri. Topi po synon me çdo kusht të shmanget vëmendja nga shembulli jashtëzakonisht pozitiv që dha presidenti Bujar Nishani që në dekretin e tij të parë të rëndësishëm, duke e bërë spikatës dallimin me dekretet plot kulisa që sillte në parlament Bamir Topi, me njerëz që vinin nga kuzhinat e restoranteve dhe jo nga zyrat profesionale të institucioneve. Duke mbrojtur veten, për shkak të presidencës së tij të korruptuar, Bamir Topi u shfaq dje si zëdhënësi i parë i Partisë Socialiste në betejën krejt të pashpresë të mbajtjes së një qëndrimi refuzues ndaj kandidaturës së prokurorit të ri, për shkak të “procesit”. Amin!

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›