E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Politika duhet të ndërtojë ura bashkëpunimi dhe jo mure ndarëse”

04-12-2012 / Gazeta 55

Ilir Meta, takim me strukturat në LSI-së e Komunës Libofshë në Fier

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar një takim me strukturat, anëtarët dhe simpatizantët e saj në Komunën e Libofshës. Në këtë takim ka qenë i pranishëm Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, si dhe Sekretari për Çështjet Ligjore në LSI, Spartak Braho.
Kreu i LSI-së u kërkoi të pranishmëve të punojnë për ta forcuar më tej LSI-në pasi sipas tij forcimi i LSI-së e bën politikën shqiptare më të përgjegjshme, e bën politikën shqiptare më të arsyeshme dhe më larg frymës konfliktuale dhe bllokimit.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim u shpreh se LSI ka për mision të kontribuojë për një të ardhme evropiane të Shqipërisë edhe të shqiptarëve.
Ai iu referua bashkëpunimit politik me Partinë Demokratike, duke e cilësuar të suksesshëm koalicionin qeverisës gjatë së cilës u realizuan disa arritje të mëdha si liberalizimi i vizave. Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, tha se është një gabim i madh që për interesa të ngushta vendosen barrikada në një proces që u intereson të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›