PD: Gazeta Shqiptare realizoi një truk mediatik

Sot një gazetë e përditshme ka pretenduar se numri i rradhës i Gazetës së tyre është bllokuar dhe nuk ka dalë një qarkullim, duke aluduar se shkaku ka qenë lajmi që është publikuar në të. E vërteta është se kemi të bëjmë me një truk të pastër të medias në fjalë. Në të vëtrtetë bëhet fjalë për për një skenar të thurur dobët që synon të përmirësojë reputacionin e një medie. Një medie që e vetmja mënyrë që i ka mbetur për tu shitur është duke viktimizuar veten dhe duke pretenduar që e kanë hequr me forcë nga dora e lexuesit.
Ajo që nuk mund të lejohet është vendosja e trukeve politike-mediatike si një standart për të vërtetën dhe fjalën e lirë, Gazeta në fjalë nuk është bllokuar për shkak të informacioneve që ajo dispononte, por vetëm për shkak të pazareve të menaxherëve të saj. E vërteta është se gazeta ka funksionuar normalisht në tregun e abonimeve, të cilat nuk varen prej menaxherëve të kësaj gazete, e vërteta është se të gjithë abonuesit si dhe rrethet kanë pasur mundësinë që të kenë të plotë numrin e kësaj gazete.
Kjo gjë u verifikua edhe nga shpërndarësi i gazetës RD Dritan Danaj i cili bëri një investigim të thjeshtë në të gjitha pikat e shitjes së gazetave duke vërtetuar se nuk u ka shkuar asnjë numër i gazetës që pretendon se është bllokuar. Kjo është dicka që c’do shqiptar mund ta verifikojnë lehtësisht dhe të kuptojnë se në c’pikë arrin hipokrizia mediatike dhe fallsiteti i kësaj medie.
...