E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano punon në dobësim

Nga Express më 17 shtator 2011 në ora 18:50

Ish ylli i Interit dhe i Brazilit, Adriano synon t’u jep fund problemeve të shumta me lëndime, derisa përgatitet për debutimin e tij me Corinthiansin.

Adriano u transferua në klubin brazilian nga Roma në mars, por nuk ka qenë në gjendje të paraqitet ende për Corinthiansin për shkak të një dëmtimi në thembër që e mbajti jashtë fushës për pesë muaj.

Pas rikthimit në stërvitje të plota, ai synon të heqë edhe disa kilogramë të padëshiruar. “Ka ende kohë. Mendoj se duhet të humbi edhe tre ose katër kilogramë. Kam edhe një muaj para rikthimit, andaj kjo më jep kohë”, tha Adriano për TV Globo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›