E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Neri: Milan, kundërshtari i duhur

www.albania-sport.com - Trajneri i Sampdoria, Gigi Del Neri, tha se Milan është kundërshtari i duhur për tu përballur në këtë moment (java e 34-t e Serie A).

“Ka shumë entuziazëm pas fitores në derbi (kundër Genoa) dhe është mirë të përballesh me një skuadër si Milan. Në këtë mënyrë, – shpjegon trajneri, - gjendja emotive nuk mbaron dhe është motivacioni i duhur për të konsideruar vlerat e kundërshtarit”.

Në fakt, në raport me ndeshjen e fazës së parë kanë ndryshuar shumë gjëra.

“Atëherë, - kujton Del Neri, - nuk ishin Palombo, Semioli, Zauri, Lucchini. Kjo e sotmja është një Sampdoria e modifikuar në nivelin mendor dhe struktural”.

Sampdoria është e qetë.

“Jemi të qetë, e dimë se do të bëjmë maksimumin dhe kemi qetësinë se do të kemi dhënë gjithçka edhe në rastin se ndeshja nuk do të shkojë mirë. E pastaj, kemi dëshmuar nerva të salduar për të shpenzuar e arritur në këtë pozicion. Tani udhëtohet edhe me zemër, jo vetëm më taktikë”.

Sampdoria ndodhet në vendin e pestë me 54 pikë, ndërsa Milan në vendin e tretë me 64 pikë.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 16 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›