E Shtunë, 31 Tetor 2026

Talenti shqiptar, gati kontrata me AEK-un

Jorgis Memo - Një talent shqiptar pritet të nënshkruajë kontratë profesionisti me klubin e famshëm grek, AEK i Athinës. Lajmi është konfirmuar të mërkurën nga uebsajti zyrtar i klubit verdhezi. Bëhet fjalë për 18-vjeçarin Serxhio Abdurrahmani, i cili ka lindur më 17 qershor të vitit 1992 në qytetin e Cërrikut.

Në verë ai do të firmosë për AEK-un, ndërkohë që aktualisht luan me të rinjtë e këtij klubi. E veçanta është se Abdurrahmani u pikas si talent nga ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Bledar Kola.

Ky i fundit, prej disa vitesh është trajner i skuadrës së të rinjve të AEK-ut.

Sugjerimi i Kolës për të riun nga Cërriku, ka bindur drejtuesit e klubit grek, në një kohë që interesimi për Abdurrahmanin ishte i lartë nga disa menaxherë.

Vetë talenti shqiptar ka dhënë një intervistë së fundmi për uebsajtin “aek365.gr”.

Ndër të tjera, ai është shprehur: “Kam nëntë vite që kam filluar të stërvitem. Nga këto, pesë vitet e fundit jam pjesë e AEK-ut. Për herë të parë ka shfaqur interes për mua klubi i Olimpiakosit, që më afroi në akademi. Isha vetëm 8 vjeç, ndërkohë që tani jam i dashuruar me fanellën e AEK-ut. Ëndrra ime është të jem pjesë e ekipit të parë. Në futboll, frymëzimi kam Ronaldinjon dhe Paton, ndërsa si skuadër më pëlqen Barcelona.”


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 16 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›