E Hënë, 2 Nëntor 2026

Del Neri: Toti nuk largohet

16/01/2005  

Luixhi Del Neri, përpara ndeshjes kundër Kievos së “tij”, nuk duket aspak i preokupuar, në lidhje me situatën e Totit për t’u larguar nga Roma, pas ofendimeve të së enjtes në Siena, nga ana e një grupi tifozësh. “Në botë ka përherë njerëz që nuk sillen në mënyrën e duhur, ka thënë trajneri. Nuk jam i alarmuar nga deklaratat e tij. Unë e pashë shumë të qetë. Është shumë normale që ndjehet i ofenduar. Përqindja që të largohet? Për mua është 0 %”. Trajneri verdhekuq është nga ana e kapitenit, i cili e kupton shumë mirë shfryrjen e tij. Ndërsa, për një lamtumirë të tij, nuk dëshiron ta marrë në konsideratë fare. “Në botë ka përherë njerëz që nuk sillen në mënyrën e duhur, ka thënë trajneri në konferencën e shtypit. Nuk jam aspak i alarmuar nga deklaratat e tij. Është shumë normale që të ndihet i ofenduar, është lojtari më i dashuruar, kapiteni historik dhe ai që ka shënuar më shumë gola. Por tani është qetësuar. Personalisht, më vjen shumë keq që janë revoltuar kundrejt tij. Gjithashtu kishte të drejtë që të shkonte te tifozët, për t’i kërkuar që të qetësoheshin. Përqindja për t’u larguar? Për mua është 0 %”.

Të dielën, për Del Nerin nuk do të jetë një ndeshje si gjithë të tjerat: përballë do të ketë Kievon, një klub, i cili e ka nxjerrë në futboll dhe me të cilin ka provuar shumë kënaqësi. “Nuk ka ndryshuar shumë. Ata kërkojnë përherë të luajnë shpejt. Lojtarët janë pothuajse ata. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Kievo, me skuadra të mëdha ka luajtur përherë mirë. Interi në Verona ka barazuar, ndërsa Milani ka fituar në mënyrë karamboleske. Do të mundohen të dalin nga momenti i vështirë ku ndodhen. Ka rënë në krahasim me sezonet e tjerë? Nuk besoj, mendoj se janë duke arritur objektivin e tyre, që të shpëtojnë nga rënia e kategorisë”. Disfata e derbit tashmë ka kaluar. “E kemi kaluar zhgënjimin pas-derbit. Roma do të shkojë në Verona që marrë pikë të rëndësishme për klasifikimin”.

Maldini në 20 vjet pasion

Tridhjetegjashtë vjeç, ku njëzet nga këto, me fanelën kuqezi. Në qoftë se dëshiron të realizosh ndonjë film, në lidhje me këtë karrierë, të duhet e njëjta kohë, sepse për kapitenin e Milanit nuk ka patur shumë pauza. Janë të shumta fitoret, sukseset dhe trofetë e ngritura. Sot ai mbush plot njëzet vjet në Serinë A. Njëzetë vite pasion. Pikërisht kundër Udinezes, skuadra, me të cilën ishte përballur, kur kishte filluar karrierën. Ekzaktësisht më 20 janar të 1985, në moshën 16 vjeçare, kishte hyrë në pjesën e dytë: ndeshja e luajtur në “Friuli”, që përfundoi 1-1. “Baroni” i kërkoi Paolos: “Ku dëshiron të luash?” “Në të djathtë”, i përgjigjet Paolo. Sot për shkak të rikthimit të Stamit, do të luaj në të majtë, roli që e bëri të famshëm. Një largim? E ardhmja? “Këtë gjë kam dy vite që po e mendoj, por nuk di t’i jap vetes një përgjigje preçize. Gjëja më e mirë do të ishte të krijoja një rol tjetër në botën e futbollit. Kam thënë përherë që nuk dëshiroj të bëhem trajner, sepse vuan shumë dhe për momentin, nuk kam ndërruar akoma mendim”, ka deklaruar te “Sportëeek”. “Zotëria” i futbollit italian, sot do t’i shtojë akoma dhe më shumë minuta, kurrikulumit të tij. Në kampionatin aktual ka luajtur 1.530 minuta, më shumë se çdo shok i skuadrës, pavarësisht nga tërheqja disa minuta përpara ndeshjes Juve-Milan. Sot do të udhëheqë mbrojtjen me tre kolegët e tij, Kafu, Nesta dhe Stam, të cilët janë munduar përherë që të lënë sa më të qetë Didën. Kjo kishte ndodhur vetëm me Lacion, Shaktarin dhe Barcelonën. Me Udinezen, do të jetë e vështirë dhe kapiteni këtë gjë e di shumë mirë. Por, Maldini dëshiron ta rinisë me një fitore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›