Shembja, shkatërrohet ura e Limuthit
16/01/2005 Mbremjen e dy ditëve më parë, Ura e Limuthit ka pësuar shembjen përfundimtare të saj. Pasi ishte dëmtuar disa javë më parë si për shkak të gërryerjes së tokës nga lumi, dy ditë më parë ura ka pësuar një shembje në pothuaj gjysmën e konstruktit të saj. Pasi ura ishte dëmtuar në mënyrë të pjesshme, punetorët kishin filluar punën për riparimin e saj. Ekspertët thonë se pas shembjes së fundit, nuk ka asnjë mundësi për riparimin e urës. Dëmtimi dhe shembja e kësaj ure ka shkaktuar bllokimin e kalimit të trenave në disa linja të tjera pasi arteria Tiranë - Durrës është kryesore nga ku kalojne linjat hekurudhore që lidhin kryeqytetin me qytetet e tjera te vendit.