Rajkard: Duhet vetëm fitorja
16/01/2005 Trajneri i Barcelonës, Frenk Rajkard, ka folur për momentet që është duke kaluar skuadra e tij: “Nuk jam i preokupuar për kondicionin e skuadrës. Më vjen keq që një pjesë e madhe e gazetave keqinformojnë lexuesit. Kemi humbur vetëm një ndeshje dhe të gjithë na janë hedhur në sulm”. Ndërsa, për ndeshjen e sotme me Real Sociedat: “Alternativa e vetme është fitorja. Duhet të japim më të mirën dhe të fitojmë bindshëm”- ka thënë tekniku i skuadrës blugrana
- Është shkruar se janari nuk është muaji i Barcelonës. Si mendon?
- Sinqerisht më vjen për të qeshur, kur lexoj gjëra të tilla në gazeta. Ne kemi kaluar një periudhë të artë dhe kemi marrë rezultate shumë të mira, por një humbje e vetme nuk do të thotë se kondicioni i skuadrës nuk është në formë të mirë. Kundër Sociedat do të demonstrojmë një leksion të mirë se si fitohet.
- Barcelona është e interesuar për Iakuintën e Barcelonës?
- Është një futbollist që e kemi ndjekur prej kohësh dhe që na intereson. Për momentin, duket shumë e vështirë të gjendet marrëveshja, sepse presidenti i Udnezes e ka deklaruar një futbollist të pashitshëm.
- Presidenti Laporta ka kontaktuar me Moxhin për Alesio Takinardin...
- Kemi nevojë për një mesfushor me kualitet dhe Takinardi është objektivi ynë i parë, megjithatë kemi edhe alternativa të tjera. Juventusi, deri tani është i vendosur për të mos e shitur.
- Në fund të sezonit do të largohet nga stafi drejtues Sandro Rosell dhe ndoshta mund të vihet në dyshim, edhe e ardhmja e Ronaldinjos...
- Rosell është një drejtues mjaft i zoti. Nuk e di se cilat janë marrëdhëniet e tij me presidentin Laporta, por nuk mendoj absolutisht se e ardhmja e tij do të vendosë edhe fatin e Ronaldinjos. Ai është një futbollist shumë i rëndësishëm për ne dhe nuk do të jetë kurrë në merkato. Në të ardhmen, ai do të jetë simboli i kësaj skuadre.
- Tashmë diferenca me Real Madrid dhe Valencian është reduktuar në shtatë pikë...
- Ne kemi gabuar, ndërsa Barcelona dhe Reali kanë fituar. E kemi paguar shtrenjtë, humbjen me Vilarelin, megjithëse ishte e merituar. Real Madrid dhe Valencia do të jenë rivalet tona deri në fund të sezonit. Asnjëherë nuk kemi menduar se do të jetë një luftë, vetëm midis Barcelonës dhe Realit.
- Turn-overi nuk është praktikuar shpesh nga Rajkard, gjatë kësaj faze të kampionatit, por tashmë është shumë e rëndësishme të kursehen energjitë, sepse pas disa kohësh fillon edhe Liga e Kampioneve...
- Tifozët e Barcelonës duan vetëm spektakël dhe kjo bëhet e mundur vetëm, kur në fushë janë futbollistë si Ronaldinjo dhe Deko, por tani duhet të pushojnë edhe ata. Duhet të balancojmë forcat në kampionat dhe Ligën e Kampioneve. Futbollistët e rinj mund të jenë shumë deçizivë në këtë pjesë të sezonit.
- Në Ligën e Kampioneve, Barcelona do të ndeshet me Çelsin, një skuadër që është duke kaluar momente magjike në Premier Ligë.
- Është si një finale e parakohshme e Ligës së Kampioneve. Si Barcelona, ashtu edhe Çelsi, janë dy skuadra të mëdha, që sigurisht do të kërkojnë kualifikimin. E kam ndjekur shpeshherë Çelsin në TV dhe mendoj se, Joze Murinjo ka formuar një skuadër të mrekullueshme. Nuk mund të ndodhë ndryshe, kur president ke Roman Abramoviç.
- Dhe në fund, kapitulli i Kombëtares holandeze. Si e sheh Rajkard, të ardhmen e Kombëtares që drejtohet nga Marko Van Basten?
- Holanda ka futbollistë të rinj dhe të talentuar, të cilët duhen motivuar në mënyrën e duhur. Kam shumë besim tek aftësitë e Van Basten si trajner. Duhet të punojë shumë me këtë grup futbollistësh, sepse Botërori i Gjermanisë që do të zhvillohet në 2006-ën, do të jetë shumë i rëndësishëm. Disa futbollistë të mëdhenj do të largohen nga Kombëtarja, pas këtij kompeticioni.