E Hënë, 2 Nëntor 2026

Drejtoresha e studentëve abuzim me tenderat

16/01/2005  Një kallëzim tjetër ka mberritur në Prokurori, ndaj shtetas Tefta Dosti, Drejtoreshë e Degës Ekonomike numër 1, për trajtimin e sudentëve në Tiranë. Ajo është arrestuar tre ditë më parë me akuzën e mitmarrjes. Prangosja e saj është bërë nga policia me urdhër të Prokurorisë së kryeqytetit, ndërsa shuma e abuzimit, është 3 mijë euro. Burime zyrtare nga Prokuroria e Tiranës, thanë dje se veç biznesmenit që e ka denoncuar Tefta Dostin për mitmarrje, një kolege e saj arketarë të Drejtorinë e Trajtimit të Studentëve, e ka kallëzuar penalisht atë për abuzim me faturat e pagesave të tenderave. Sipas kallëzimit të arkëtares, tefta Dosti, ka falsifikuar faturat e pagesave financiare të disa tenderave. Burime të Prokurorisë, thanë dje se hetimi është shtrirë edhe ndaj disa personave të tjerë. Në bashkëpunim me këta persona, Tefta Dosti, ka plotësuar fatura që kushtonin nga dhjetë mijë euro, por në asnjë rast shumat e tilla nuk janë harxhuar. Pjesa e mbetur e parave, nuk dihet ku ka përfunduar. Pas këtyre shkeljeve dhe abuzimeve, një biznesmen ka bërë kallëzim në Prokurori, ndaj Drejtoreshës. Ai kishte fituar një tender për kryerjen e riparimit të rrugëve dhe godinave në Qytetin Studenti, në muajin shtator të vitit të shkuar. Pasi kishte kryer punimet, në muajin nëntor, biznesmeni ka trokitur në zyrën e Tefta Dostit, duke kërkuar pagesën që i takonte në bazë të tenderit. Por sipas hetimit, Tefta Dosti, i ka kërkuar biznesmenit ti linte 2500 euro nga shuma e fituar, ose përndryshe nuk do ti jepte asnjë shumë parash. Prokuroria tha se pas verifikimeve të ngjarjes, hetuesit kanë vertetuar se Tefta Dosti, kishte kryer mitmarrjen në shumën 3 mijë euro, ndërsa abuzimi me faturat është duke u verifikuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›