Del Nido: Reali e Barça po na vjedhin
Presidenti i Seviljes, Hose Maria del Nido ka akuzuar dy gjigantët e futbollit spanjoll, Real Madridin dhe Barcelonën, se po ‘vjedhin’ para nga ekipet tjera. Del Nido është duke kërkuar një ndarje më të mirë të përfitimeve nga shitjet e transmetimeve të ndeshjeve në Spanjë dhe është i zemëruar me dominimin e Barcelonës dhe Realit. “Ata vjedhin dhe unë do të dëshmoj: Real Madridi dhe Barcelona vjedhin nga ekipet tjera të La Ligas. Do t’i them këto fjalë dhe askush nuk do të më ndalojë. Ata, Madrid dhe Barcelona, janë të vetëdijshëm se vjedhin pasi ata e dinë se marrin atë çfarë nuk është e tyre”, ka thënë Del Nido, që prej disa kohësh ka nisur sulmet e drejtpërdrejta ndaj dy emrave më të mëdhenj të futbollit spanjoll