E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëse vjen, Hasi do një ndihmës belg

Çështja tjetër është ajo e ndihmësit. Besnik Hasi mësohet të ketë kërkuar në rolin e ndihmësit të tij, zv/trajnerin tjetër të Anderlehtit, Daniel Renders. Kosovari e ka kërkuar me ngulm belgun për shkak të eksperiencës së këtij të fundit. Pranimi i këtij kushti të Hasit, do të thotë një faturë e rënduar për FSHF-në, e cila megjithatë mendohet se do të mbyllë një sy në këtë drejtim. Për këtë arsye, çështja e vetme mendohet se do të jetë ajo në lidhje me kohëzgjatjen e kontratës. Në këtë drejtim, ai që duhet të lëshojë është vetë Hasi, pasi duket se federata nuk ka ndërmend të bëjë kontrata afatgjata

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›