E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca Kuq e Zi maratone ne gjithe Shqiperine

Aleanca Kuq e Zi starton maratonën me të njëjtin emër, duke publikuar dhe itinerarin e saj. Maratona do të nisë në 1 tetor dhe do të përfundojë në 28 nëntor, ditën e Pavarësisë.

"Qëllimi i kësaj maratone është promovimi i vlerave historike dhe kombëtare të Shqipërisë për të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Aleanca Kuq e Zi deklaron se kësaj lëvizje do ti bashkohen miliona shqiptarë tëcilët do ta bëjnë këtë lëvizje në një lëvizje aktive, dinamike, një nga më popullore dhe patriotike e të gjitha lëvizjeve historike, moderne, shqiptare. Aleanca Kuq e Zi synon të shndërrojë këtë lëvizje në një rrymë patriotike e cila do të vendosë kombit mbi vlerat dhe interesat e partive politike", tha Ardit Collaku, përfaqësues i AK.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›