E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompania me famë botërore e transportit Scania, tashmë edhe në Shqipëri

TIRANË- Kompania Scania e njohur në botë për prodhimin e mjeteve të transportit, mbërrin në Shqipëri. Scania tashmë do të ketë degën e saj përfaqësuese në vendin tonë. Kompania Scania e njohur për prodhimin e kamionëve dhe autbusëve sjell projekte ambicioze për tregun shqiptar.

Drejtori Rajonal për Europen Anders Grundstromer shprehet se Scania ka si qëllim jo vetëm tregtimin e automjeteve por edhe të kontribuojmë në zhvillimin e sistemit të transportit në Shqipëri duke rritur sigurinë në rrugë dhe kujdesin për ambjentin.

“Shqipëria ka qënë një vend i pashkelur për Scanian, ne jemi aktualisht në Greqi, Maqedoni, Malin e Zi, Kroaci, Serbi dhe Bullgari dhe vendosëm që nuk mund të linim një pikë të zezë në hartën tonë, i donim të gjitha pikat e bardha, për atë jemi prezentë edhe në Shqipëri. Ne duhet të jemi këtu për të përfituar nga ky treg. Së dyti, mendoj se mund të kontribuojmë në zhvillimin e sistemit të transportit në Shqipëri. Sot patëm një takim shumë pozitiv me ministrin e Transporteve në lidhje me sistemin e transporteve me autobus dhe logjistikën e sistemit të transportit, sigurinë në rrugë dhe kujdesin për ambjentin”, tha ai.

Përtej objektit tregtar, prania e Scanias në Shqipëri sjell me vete edhe përfitime të tjera për vendin, garancinë e produkteve të fundit të kompanisë, kontribut në uljen e ndotjeve ambientale, duke patur mjete me parameta europianë sipas direktivave të BE për emëtimet toksike. Kjo pohohet edhe nga President i “Alba Scan” në Shqipëri Ervin Sallaku.

Kompania “Scania” është shoqëri suedeze e krijuar që në vitin 1891. Që nga ky vit Scania ka treguar vit pas viti, fuqinë dhe seriozitetin si kompani prodhuese. Tashmë Scania ka përfaqësitë e veta në 100 shtete të botës.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›