E Diel, 1 Nëntor 2026

Reformim i gjyqesorit Topi Drejtesi efektive larg politikes

Presidenti i republikës, Bamir Topi tha se ekziston një kuadër ligjor sipas standarteve për sistemin gjyqësor, por për garantimin e tij nevojitet një zbatim i drejtë i ligjeve, kjo jashtë çdo influence politike. Ky ka qenë mesazhi i kreut të shtetit drejtuar sistemit gjyqësor në të njëjtën kohë dhe politikës shqiptare në një takim me kryetaren e gjykatës së Lartë të Austrisë Irmgard Gris.

Sipas kreut të shtetit, standartet evropiane janë mëse të arritshme, por garantimi i tyre kërkon paanshmëri profesionalizëm dhe më e rëndësishmja jashtë çdo lloj influence politike. Gjatë takimit kryetarja e gjykatës së Lartë të Austrisë, Irmgard Gris duke siguruar mbështetjen e mëtejshme të institucioneve të shtetit austriak, kryesisht për të gjithë sistemin gjyqësor shqiptar, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes organizatave dhe institucioneve të ndryshme të drejtësisë në drejtim të marrjes së përvojës, cilësisë dhe profesionalizmit të gjyqtarëve.

Gjatë takimit Topi vuri në dukje rëndësinë e përfitimit të përvojave nga vendet e zhvilluara evropiane, e në këtë drejtim, vlerësoi maksimalisht Misionin EURALIUS dhe punën e tij në përmbushjen e standardeve të kërkuara për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›