Semundja vdekjeprurese. Vatrat e terbimit ne verilindje
Zonat verilindore të vendit, vazhdojnë të mbeten vatrat e sëmundjes së tërbimit. Edhe pse vitet e fundit nuk janë shënuar raste në njerëz, me këtë diagnozë sërish shprehen specialistët tërbimi mbetet një sëmundje e cila nuk duhet neglizhuar pasi pacientët nëse do të preken nga virusi, nuk arrijnë ti shpëtojnë dot vdekjes.
"Prek kafshët shtëpiake, kafshët e egra dhe njerëzit duke shkaktuar kështu vdekjen e sigurtë në qoftë se nuk trajtohetsic duhet. Vatra që qarkullon ky virus është pjesa verilindore e Shqipërisë ku kemi Kukës, Has, Krumë, Pukë deri në Dibër. Kafshët e egra sic janë ujku apo dhelpra, kalojnë nga parqet kombëtare të Prizrenit gjatë periudhës së pranverës në Shqipëri duke transmetuar këtë virus", tha Teita Myrseli, drejtoreshë IKV.
Më të kujdeshëm duhet të jenë edhe personat që mbajnë kafshë shtëpiake. Specialistët thonë se ekzistojnë masat parandaluese, një nga të cilat është vaksina. "Ekziston vaksina e tërbimit sidomos për kafshët e shoqërimit, që janë qeni dhe macja. Por në rastet që kafshohet një njeri fare mirë në cdo moment njeriu merr masa paraprake duke mjekuar plagën e kafshimit dhe menjëherë duhet të shkojë në ISHP për të marr dhe ai vaksinën", thotë Myrseli. Aktualisht në vendin tonë, ekziston një laborator reference pranë IKV, që merret me analizimin e të gjitha mostrave të dyshuara dhe konfirmimi nga specialistët e këtij laboratori është 100 % i sigurt.
Edlira Sulejmani