E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Piero: Në Sydney, për të fituar

Pritje madhështore për Alessandro Del Pieron, që ka arritur në Australi, në Sydney, së bashku me gruan e tij Sonia dhe tre fëmijët. Në aeroportin e Sydneyt, ish kapiteni i Juventusit është pritur nga 500 tifozë festues, që i kanë dedikuar kore dhe parulla.

Sulmuesi i njohur italian nga këta tifozë është konsideruar si ‘mbret i futbollist dhe i golit’. Ish përfaqësuesi italian e ka dhënë deklaratën e tij të parë në tokën e ‘Kangurëve’.

“Nuk mund të besoj, jam mjaft i lumtur. Nuk jam këtu për ta mbyllur karrierën, por për ta nisur një të re. Jam këtu për të fituar tituj me Sydney FC”, u shpreh legjenda e Juventusit, por edhe e futbollit italian në përgjithësi.

Alex i dha fund eksperiencës së begatshme me Bianconerët, për ta provuar një përvojë të re në Australi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›