E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bekam se ndryshon dot Amerikën

Bosi i Mancester Junaitid, Sër Aleks Fergusoni, pohoi se Devid Bekam nuk mund të transformojë futbollin amerikan i vëtëm. Bekami është duke u përpjekur të kthejë futbollin në sportin kryesor në Shtetet e Bashkuara, pasi u bashkua me Los Anxheles Galaksi në korrik me një kontratë pesë-vjecare, me 32.5 milionë dollarë për sezon. Gjithsesi, pas dëmtimeve në kavilje dhe në gju, që e kanë dëtyruar atë të luajë vetëm 306 minuta në aksion, paraqitja e tij në futbollin amerikan ka prodhuar zhgënjim se revolucion. Sipas Fergusonit, edhe një Bekam plotësisht i shëndetshëm do të ishte i paaftë të kapëcente problemet që futbolli përballet në Shtetet e Bashkura. “Është shumë e vështirë, unë nuk e di se cfarë impakti mund të bëjë ai. Devid Bekam i vetëm nuk mund të ndryshojë një komb të tërë. Në Europë është krejt ndryshe”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›