E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shumaker, “Princi i Asturias”

Cmimi prestigjioz "Princi i Asturias" për sportin, mirënjohja kryesore e këtij lloji në Spanjë, iu akordua shtatë herë kampionit të botës në Formula 1, Mikael Shumaker. Sporti është një nga tetë cmimet që jepen nga fondacioni "Prince of Austurias", pasi cmime jepen edhe shkencën, artin, letërsinë. Gjermani 38-vjecar, tashmë në "pension", u përzgjodh midis 18 kandidatëve nga 10 vende të ndryshme të botës.
Shumi mposhti finalistët e tjerë, italianin Valentino Rosi, tenistët Roxher Federer dhe Rafael Nadal, si dhe kampionen e botës në kërcimin me shkop, Jelena Isimbajeve. Është hera e dytë që cmimi, që shoqërohet edhe me një "zarf" me 50 mijë euro dhe në statujë të skulptorit spanjoll Hoan Miro, i jepet një piloti të Formula.
"Kariera e tij reflekton sukseset në të gjitha kategoritë", thuhej në deklaratën e Komitetit që dha cmimin.
Juria gjithashtu vlerësoi faktin e veprimtarisë së tij humanitare për organizatat jo-qeveritare dhe donacionet e tij, sic rast i tsunamit në Azi në dhjetor të vitit 2004. I pari që e ka merituar këtë është spanjolli Fernando Alonso në vitin 2005.
Vitin e kaluar këtë cmim e fitoi Kombëtarja spanjolle e basketbollit, që fitoi kampionatin botëror. Ceremonia e dhënies së cmimit do të organizohet në fund të muajit tetor, në Oviedo, kryeqytet i rajonit të Asturias.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›