E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinjo “pjell” debate në Angli

Ronaldinjo beson se tre nga shokët e tij të Barcelona, janë midis pesë "top" lojtarët më të mirë në botë, duke shtuar edhe anësorin e talentuar të Mancesterit, Kristiano Ronaldo dhe mesfushorin sulmues të Milanit, Kaka. Sulmuesi brazilian, pranon si lojtarët më të mirë në botë, emrat e Lionel Mesit, Dekos dhe ish-sulmuesit të Arsenalit, Tieri Henri në listën e tij, që ka hapur edhe nëj debat në median angleze pasi në të nuk përfshihen emra të tillë si Frenk Lampard, Xhon Terri, Didier Drogba apo Stivën Xherard.
Gazeta "Telegraf", që ka hapur edhe debatin thekson faktin se në listën e "gjeniut" amerikano-jugor të nuk përfshihet asnjë futbollist italian i Serisë A, edhe pse Italia fitoi Kupën e Botës duke e mbështetur suksesin e saj vetëm me lojtarë italianë që lunin në kampionatin italian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›