Lorik Cana karton-mania

Lorik Cana, lojtari I dyte më I votuar në faqen zyrtare të klubit pas portierit Mandanda në brazimin që Marsej mori në Paris është në rruge të mbarë që të thej një rekord në historinë e klubit Marsejez. Cana në Paris mori kartonin e tretë të verdhë këtë sezon ( do të mungojë me 15 shtator kundër Touluse ) apo të 34 me rradhë nën ngjyrat e OM nga gjithsejt 94 ndeshjet e tijë. Kjo e rradhitën lojtarin e kombëtares tonë të 4 ( katërtin) në historinë e klubit për nga numri I ndëshkimeve. Po që se Cana do të qëndrojë edhe një kohë të gjatë në OM atëhere vendi I parë për nga ndëshkimet me siguri do ti takojë atijë pasi I pari në listë është Bernard Casoni me 48 kartona që për Lorikun "nuk është shifër e paaritshme" .
Radhitja:
01 - Bernard Casoni (48 kartona)
02 - Eric Di Meco ( 47 )
03 - Abdoulaye Meïté ( 38 )
04 - Lorik Cana ( 34 )
05 - Hamada Jambay ( 33 )
06 - José Carlos Mozer ( 30 )
07 - Sébastien Perez ( 29 )
08 - Manuel Amoros ( 28 )
09 - Habib Beye ( 26 )
10 - Jean Pierre Papin ( 24 )
Arsim Ziberi