Reali, “akull” me Mikael Balakun

Dyshimi se menaxheri Hoze Mourinjo është duke u përgatitur për të shitur Balakun u rritën këtë javë, pasi gjermani u la në mënyrë befasuese jashtë listës me 25-lojtarë të skuadrës së Celsit për ndeshjet në grup të Ligës së Kampioneve. Balaku pati një operacion në kavilje gjatë verës, por ndërkohë që trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv shpreson se 31-vjecari do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Republkës së Irlandë, më 13 tetor, Celsi nuk mund t'i garantojë vlefshëmërinë e tij për pjesën më të madhe të ndeshjeve të Ligës së Kampioneve. Vlerat e Balakut për të udhëhequr klube të formatit europian dihen, por me megjithaë, tashmë është e qartë se zvogëlimi i përfshirjes së tij në ndeshjet e para të Ligës së Kampioneve të jep përshtypjen se ai shumë shpejt mund të lërë "Stemford Bridxh". Reali i Madridit shfaqi interesimin e tij gjatë merkatos së verës, por agjenti i Balakut, Mikael Beker, pranoi se bëhej fjalë për kontakte indirekte. Trajneri i Realit, Bernd Shuster, deklaroi se Balaku do të përshtatej në mënyrë perfekte me ekipin e tij, por media spanjolle pohoi se klubi i Realit nuk ishte i përgatitur të paguantë një shumë parash agjentit të tij. Të martën, Reali Madridit deklaroi se nuk ishte i gatshëm të paguante rrogën prj 120.000 sterlinash në javë që Balaku merr te Celsi.
Balaku, i përshkruar si një nga të "paprekshmit" nga Mourinjo vitin e kaluar, kur ai u rekretua me qëllimin për të ndihmuar Celsin të kishte suksesin e lakmuar në Ligën e Kampioneve. Pas operacionit të tij në gju, Mourinjo tha: "Jeta e tij nuk është e lehtë. Ne kemi plot lojtarë të mirë". Pozicioni i Balakut në të njëjtën pjesë të mesfushës si dhe ai i Frenk Lampardit u kthye në një cështje dhe u bë pjesë e një debati konstant.