E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Piero: Skuadra e bashkuar kundër krizës

Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, ka thënë se ai do t`i ndihmojë ekipit që të dalë nga kriza aktuale e rezultateve.

“Njerëzit kanë parë se unë kam qenë shumë i qetë së fundmi. Por, ka momente kur unë nuk mund të qëndroj i qetë, i referohem periudhës në të cilën po kalon Juventusi”.

“Unë vazhdoj të stërvitem çdo ditë në Vinovo me kolegët e mi, në mënyrë që të dalim nga kjo situatë. Është synim të cilin të bashkuar duam ta arrijmë”, ka thënë Del Piero.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›