E Shtunë, 31 Tetor 2026

U kualifikuam me meritë

Nga Express më 09 mars 2011 në ora 21:34

Xavi Hernandez edhe një herë ishte në nivel të detyrës. Përpos pasimeve milimetrike, mesfushori spanjoll arriti ta shënojë golin e dytë të Barcelonës në fitoren 3:1 ndaj Arsenalit.

31 vjeçari thotë se Barça u kualifikua me meritë në çerekfinale, derisa shton se kishte pritur më shumë nga ‘Topxhinjtë’.

“Ky është një rezultat real. Ishim superior në të dyja sfidat. Në futboll ekziston drejtësia. Ishte e qartë se ata kishin ardhur këtu për t’u mbrojtur. Ata nuk kishin as edhe një rast të vetëm për gol. Të jem i sinqertë, prisja më shumë nga Arsenali”, tha përfaqësuesi spanjoll.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›