E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka largohet në verë

Nga Express më 09 mars 2011 në ora 22:02

‘Tërmeti’ vazhdon. Ricardo Kaka gjithnjë e më shumë bëhet shënjestër e kritikave për paraqitjet e tij jo bindëse në fanellën e Real Madridit.

29 vjeçari nuk ka bindur kurrë në Madrid, edhe pse ishte njëri prej investimeve më të kushtueshme në histori të klubit (65 milionë euro).

Për këtë, sipas të përditshmes As, ish futbollisti i Milanit do të shitet gjatë verës.

“Problemi është se Kaka ka kontratë me Realin edhe katër vjet, me 9 milionë euro në sezon, të cilat bëhen 15, duke i përfshirë edhe taksat. Reali duhet të paguajë për brazilianin 60 milionë, që janë shumë, duke e parë kontributin e tij”, shkruan kjo e përditshme spanjolle.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›