E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja s’ka frikë nga askush

Mbrojtësi Jordi Alba ka insistuar se Spanja nuk i frikësohet asnjë kundërshtari në Euro 2012.

La Roja konsiderohet favorite për të triumfuar në Evropianin e sivjetmë në Poloni dhe Ukrainë, por përballet me konkurrencë nga skuadrat si Holanda dhe Gjermania. Megjithatë, Alba insiston se Spanja nuk brengoset për rivalët e saj.

“Sigurisht, ekipe si Gjermania dhe Holanda janë të rrezikshme por ne nuk kemi frikë nga askush. Ne mendojmë vetëm për vetveten. Kundërshtari ynë i parë do të jetë Italia. Do të japim maksimumin për të fituar atë ndeshje”, tha Alba për AS.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›