E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samir Ujkani i ka dhene fund sezonit pas demtimit qe pesoi te dielen

Frika e të gjithëve u konfirmua. Dëmtimi që Samir Ujkani pësoi të dielën në ndeshjen kundër Romës ishte aq i rëndë sa mendohej dhe fatkeqësisht portiere shqiptar do të detyrohet ti japë lamtumirën e parakohëshme sezonit.
Portieri 23-vjeçar u godit në dorën e djathtë nga sulmuesi verdhekuq, Osvaldo, ndërsa ka pësuar frakturë në kockën e gishtit të madh. Ishte minuta e 30-të e ndeshjes në stadiumin “Olimpico”, ndërsa megjithë goditjen e fortë, Ujkani vazhdoi lojën, duke shpëtuar nëj gol të sigurt të Françesko Totit.
“Gardiani” mori ndihmën mjekësore në fushën e lojës, ndërsa u aktivizua deri në fundin e pjesës së parë, për t’u nisur menjëherë në spital ku bëri edhe radiografinë. Pavarësisht goditjes së pësoi dhe dëmtimit të rëndë, Ujkani sqaroi: “Ndërhyrja e Oslavdos ishte e zhbalancuar, megjithatë ai nuk më dëmtoi me qëllim”.
Për shkak të frakturës së pësuar, portieri pritet ti nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Kjo do të bënte që ai ta mbyllte përpara kohe sezonin, duke mos luajtur në tetë ndeshjet e mbetura të Serisë A italiane. Ky është dëmtimi i dytë i rëndë për Ujkanin në këtë sezon, pas atij që pësoi në fytyrë, ku prej frakturave të shumta në fytyrë ai qëndoi mbi tre muaj jashtë fushave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›