E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kasano mund te luaje serish

Antonio Kasano mund të kthehet në fushat e lojës për të vazhduar karrierën si futbollist. Pasi ka marrë dritën jeshile nga komisioni mjekësor, tashmë ai ka marrë edhe “Ok”-in për gjendjen shëndetësore, që nënkupton se mund të vazhdojë të luajë futboll.
Lajmi është dhënë nga mjeku i Milanit, Rodolfo Tavana, që tregoi edhe rezultatet e vizitës për gjendjen fizike, të cilës sulmuesi iu nënshtrua në institutin e mjekësisë sportive në Milano.
Pasi ka marrë lajmin se mund të rikthehet në fushat e lojës dhe kjo nuk e dëmton shëndetin e tij, Kasano nuk humbi kohë. Ai doli menjëherë në stërvitje në Milanelo, ndërsa tashmë do të nisë një program stërvitor të rregullt për rikuperimin e formës fizike.
Sulmuesi ka nisur përgatitjet me ekipin e të rinjve, së bashku me Gatuzon, Merkel e Straser, duke qenë se skuadra ndodhet në Spanjë. Antonio Kasano rikthehet në stërvitje për herë të parë që prej nëntorit 2011, kur iu nënshtrua një operacioni në zemër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›