E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulls e Thander bien ne shtepi

 Ndeshjet e mbrëmjes së NBA-it janë shoqëruar nga dy humbje surprizë. Përballë publikut të tyre kanë rënë Çikago Bulls dhe Oklahoma Siti Thandër, të cilat janë edhe dy skuadrat më të mira përsa I takon përqindjes në raportin fitore dhe humbje.
Pa Derrik Rouz, Çikago u dorëzua përballë Hjuston Rokets me rezultatin 93-99, duke pësuar humbjen e dytë radhazi. Me këtë disfatë, Bulls rrezikojnë seriozisht kryesimin në Konferencën e Lindjes, ku Majemi i ndjek nga afër dhe aktualisht ka vetëm një humbje më shumë se ekipi që për momentin mban edhe rekordin më të mirë në basketbollin amerikan.
Ndërkohë, Oklahoma u thye me shifrat 88-94 nga Memfis Grizlajs, ndërsa OJ Majo shënoi tri pikët vendimtare kur mungonin edhe 17 sekonda nga fundi i sfidës. Humbja e Thandër erdhi edhe sepse Durant, Uestbruk e Harden nuk u shfaqën në formën më të mirë, ndërsa tashmë ata rrezikojnë kryesimin në Konferencën e Perëndimit, pasi San Antonio ka vetëm një humbje më shumë.

Me fitoren e arritur, Memfis ngjitet në vendin e pestë të klasifikimit në perëndim, duke kaluar kampionët në fuqi të Dallas, që u shpartalluan në shtëpi nga Los Anxhelos Klipërs 94-75. Për kalifornianët shkëlqyen Foje me 28 pikë, Blejk dhe Grifin me 16 pritjke nën tabelë dhe Kris Pol me 10 asist.

Në luftën për një vend në “play off” nuk dorëzohet Utah që fitoi 102-97 me Portland, falë 30 pikëve dhe 11 pritjeve në tabelë të Millsap, Sakramento ka fituar në fund 116-108 me Minesotën, ndërsa Miluoki mposhti Uashingtonin 112-98.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›