Pedroza mashtrim me patenten
Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga starti i kampionatit 2012 të MotoGP, me garën e parë që do të zhvillohet në Katar, Dani Pedroza ka përjetuar momente mjaft të sikletshme.
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se piloti i Hondas zyrtare u ndalua të shtunën e kaluar nga “Guardia Civil”, pasi ishte një prej të dyshuarve në hetimin për mashtrim në provime në një shkollë detare në Valencia.
Pedroza ishte mes dhjetë personave që u kapën me kufje gjatë provimit për të marrë lejen e drejtimit për varka me vela. Tre herë kampioni I botës fillimisht u morr në pyetje nga policia, ndërsa më pas u la i lirë.
Sipas asaj që ka konfirmuar për gazetën madrilène “Marca”, e deleguara e qeverisë së Valencias, Paula Sançez de Leon, në total janë 21 personat që kanë përfunduar në pranga në këtë hetim.
Mes tyre figurojnë edhe katër anëtarë të organizatës që drejtonte nga jashtë operacionin e mashtrimit me lejet detare të drejtimit, duke siguruar përgjigjet e sakta të pyetjeve të provimit.
Ndërkohë, Pedroza ka kërkuar menjëherë falje publike për këtë ngjarje. “I kërkoj falje të gjithë tifozëve të mi dhe atyre që kanë besim tek unë. Kam marrë një mësim të mirë pas këtij gabimi, të cilin dua ta hedh pas shpine”, ishte deklarata e pilotit të Hondas.