E Diel, 1 Nëntor 2026

Del Piero kërkon “Botërorin 2012” si qershi mbi tortë në karrierën e tij

Xhenoa (Start)- Aleks del Piero, një nga futbollistët më të mirë të momentit, shpreh dëshirën e tij për të qenë prezent në Kupën e Botës 2012. Sulmuesi i Juventusit po kalon një formë të shkëlqyer me ekipin e tij, formë që e bën atë të mos duket si një 34-vjeçar.

Në ndeshjen e së enjtes me Xhenoan “Pinturikio” pritet të aktivizohet që nga minuta e parë e takimit, për të qenë edhe një herë tjetër protagonist me skuadrën e tij.

Del Piero ka folur në një intervistë në “calciomercato” për momentet e lumtura që po kalon, si në futboll, ashtu edhe në familjen e tij.

“Momenti im më i lumtur në këtë sezon? Ishte momenti pasi shënova dy gola në ‘Bernabeu’”, -shprehet kapiteni bardhezi.

Gjatë intervistës Del Piero ka folur edhe për planet e tij në të ardhmen. Dëshira e tij më e madhe është pjesëmarrja në “Afrikën e Jugut 2012” me ekipin përfaqësues italian.

Kur duhen edhe dy vjet nga ky eveniment ai shprehet: “Botërori i 2012-ës është mundësia ime për të qenë si torta mbi qershi në karrierën time. Megjithatë evenimenti është akoma larg, dhe tani duhet të mendoj vetëm për Juventusin”.

Del Piero ka folur edhe për elozhet e thurura në prag të ndeshjes me Xhenoan, dhe deklaron se do të shohim nëse këto lavde na bëjnë mirë apo keq.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›