Prokuroria italiane kërkon 6 vjet heqje lirie për Luçiano Moxhin
Romë (Start)- Prokurori i çështjes së Geas, që shkaktoi Calciopolin në Itali, Luka Palamara, kërkon dënimin me 6 vjet burgim të Luçiano Moxhit. Transfertat e shumë lojtarëve, në kohën që Moxhi drejtonte shoqërinë, janë cilësuar si të parregullta nga prokurori i çështjes. Për këto akuzohet Luçiano Moxhi bashkë me djalin e tij Alesandro.
Përfaqësuesi i akuzës ka kërkuar gjithashtu tre vjet e tre muaj heqje lirie për administratorin e deleguar të shoqërisë Gea, Françesko Zavaljan, si dhe një vit e 4 muaj për djalin e trajnerit aktual të kombëtares italiane, Davide Lipin.
Në seancën gjyqësore, prokurori deklaroi se kjo shoqëri kërkonte të zotëronte botën e futbollit. “Ky grup kishte si objektiv kontrollin total të botës së futbollit nëpërmjet nje sistemi mafioz. Futbollistët ishin viktima të këtij sistemi”, -tha prokurori në seancën gjyqësore.