E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asambleja e Përgjithshme nis punimet në praninë e Platinisë

Tiranë (Start)- Asambleja e përgjithshme në FSHF nisi sot punimet në praninë e Presidentit të UEFA-s, Mishel Platinisë. Fjalën e rastit në këtë asamble e mbajti presidenti i FSHF-së, Armando Duka.

Pasi falenderoi pjesëmarrësit, Duka u shpreh: “Kjo është një ngjarje e veçantë për ne, pasi Asamblenë do ta hapë me një fjalim pershendetës Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini". Pas presidentit Duka, përshëndeti edhe kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar, Hysen Domi.

Më pas fjalën e merr Platini, i cili falenderon pjesëmarrësit nga ana e tij. Gjatë fjalimit Platini shprehet për ndryshimet në organizimin e kampionatit europian dhe mundësitë e Shqipërisë për pjesëmarrje në këtë kompeticion.

Ai deklaroi: “Më në fund faza finale e EURO do të jetë me 24 skuadra, dhe unë nuk do të habitem fare sikur shumë shpejt Shqiperia të jetë njëra prej atyre skuadrave”.

Më pas presidenti Platini foli për programet e UEFA-s në përmirësimin e ambjenteve sportive në vendin tonë. Ai foli edhe për marrëdhëniet e federative të futbollit me qeveritë, duke u shprehur se UEFA dhe FIFA do të mbështesin sovranitetin e federative, ashtu siç është vepruar deri tani.

Mbas fjalimit të tij, Mishel Platini u largua nga salla mes duartrokitjeve, dhe u largua në drejtim të Rinasit për të mbyllur vizitën e suksesshme në vendin tonë. Në programin e tij janë vizitat në Bullgari, Rumani dhe Çeki.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›